VIDEO/ Pasagjerët filmojnë zjarrin në motorrin e avionit, më pas ...

VIDEO/ Pasagjerët filmojnë zjarrin në motorrin e avionit, më pas ...

10:40, 19/01/2020
A+ Aa A-

Pasagjerët u tmerruan kur panë se si shpërtheu në flakë motori i një avioni, disa momente përpara se të fluturonte.  

Pamjet tregojnë se si flakët kaplojnë motorin e 'Motorbus A321' teksa donte të fluturonte nga pista në aeroportin Tolmachevo, në qytetin e Novosibirsk, Rusi.

Ekuipazhi në fluturim, i cili kishte 208 pasagjerë përfshirë 27 fëmijë, aktivizuan sistemin kundër zjarrit të avionit për të shuar flakët ndërsa zjarrfikësit u nisën për në vendngjarje.

Pasagjerët e shqetësuar thanë se ata dëgjuan një tingull të çuditshëm që vinte nga motori para se të dilte flaka.

Një turist tha: “U ula në anën e djathtë dhe pashë një shkëndijë. Nuk kishte asnjë panik. Por gjithashtu nuk kishte njoftime për rreth pesë minuta”.

Po ashtu një tjetër pasagjer tha se ishte e frikshme të shikoje flakët e një motori të një avioni.

Ndërkaq, një zëdhënës i S7 tha se ekuipazhi aktivizoi sistemin për shuarjen e zjarrit dhe avioni u kthye në terminal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco