Dha urdhër për vrasjen me mitraloz të 148 protestuesve/ SHBA sanksionon gjeneralin iranian

Dha urdhër për vrasjen me mitraloz të 148 protestuesve/ SHBA sanksionon gjeneralin iranian

21:47, 18/01/2020
A+ Aa A-

Të shtunën, Departamenti amerikan i Shtetit, tha se kishte vendosur sanksione ndaj një gjenerali të Korpusit Revolucionar Islamik të Iranit, i cili komandonte njësi që fajësoheshin për një masakër mbi protestuesit në nëntor.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë më parë se kishte marrë video të Gardës Revolucionare duke hapur zjarr pa paralajmëruar për protestuesit, në qarkun Mahshahr në jugperëndimin e Iranit, raporton Reuters.

Të shtunën, ajo citoi raporte të mediave "të shumëfishta" dhe informacione të paraqitura nga iranianët përmes titullit të saj të Shpërblimeve për Drejtësi, që njësitë nën komandën e gjeneral brigade Hassan Shahvarpour, vranë sa më shumë 148 njerëz kur ata përdorën automjete të blinduara për të rrethuar protestuesit, duke qëlluar me mitralozë në turma dhe duke I vënë zjarrin vendit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco