VIDEO/ Përshkron gjysmën e botës, me vetëm një furnizim/ NATO zbulon dronin e fundit ‘spiun’

VIDEO/ Përshkron gjysmën e botës, me vetëm një furnizim/ NATO zbulon dronin e fundit ‘spiun’

17:25, 18/01/2020
A+ Aa A-

Në një video të publikuar në media, Aleanca ushtarake e NATO-s sapo ka marrë në dorëzim dronin e parë spiun të quajtur ‘Global Hawks’.

Sipas të dhënave, ky mjet do të ndihmojë komandantët në tokë për të identifikuar kërcënimet potenciale ndaj vendeve të kësaj aleance, me një dron të vetëm i cili mund të shikojë një territor me madhësinë e Polonisë, raporton BBC.

Këto janë dronet e parë të aleancës që do të veprojnë pa një ekuipazh brenda tij, ku Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, kërkoi nga vendet anëtare që të angazhohen më shumë për NATO-n dhe ky mund të jetë vetëm fillimi.

Me bazë në Siçili, ‘Global Hawks’ mund të udhëtojë përreth gjysmës botës me vetëm një furnizim karburanti dhe mund të qëndrojë në ajër rreth 30 orë duke mbikqyrur, ku gjithashtu mund të përshkojë 10.000 milje dhe të fluturojë në një lartësi prej rreth 18km.

Droni përdor radarin dhe sensorin e tij për të fotografuar territorin nëpër të cilin kalon dhe mbikëqyr. Fotografia e kapur nga droni i dërgohet ekipit të stacionit fushor për t'u analizuar.

Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, gjatë një interviste për BBC tha: "Inteligjenca, mbikqyrja dhe zbulimi është të kuptuarit se çfarë po ndodh në afërsi të kufinjve tanë. Ne kemi parë forcimin e ushtrisë ruse gjatë viteve të fundit. Ne kemi qenë dëshimtarë si e përdori Rusia këtë ushtri kundër Krimesë dhe se si e aneksoi atë në mënyrë të paligjshme."

"Nëse do i kishim këto drone në vitin 2014, atëherë do ta kuptonim më mirë se çfarë po ndodhte në Krime."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco