Sulmi kamikaz me ‘makinë bombë’/ Vriten dy punëtorë turq, 20 të tjerë janë plagosur

Sulmi kamikaz me ‘makinë bombë’/ Vriten dy punëtorë turq, 20 të tjerë janë plagosur

16:24, 18/01/2020
A+ Aa A-

Të paktën dy persona janë vrarë dhe më shumë se 20 të tjerë janë plagosur pas një sulmi vetëvrasës me bombë, që ndodhi në kryeqytetin e Somalisë, thanë autoritetet.

Sulmi ndodhi në afërsi të një kantieri ndërtimi përgjatë një autostrade jashtë kryeqytetit Mogadishu, raporton Rel.

Gjashtë shtetas turq janë nëmesin e të lënduarve.

Policia somaleze tha se punëtorët ndërtimorë turq, ishin duke punuar, në momentin kur shpërtheu bomba.

Shumica e viktimave ishin policë, të cilët po ruanin vendin ku punëtorët turq po punonin në ndërtimin e autostradës ndërmjet Mogadishut dhe qytetit Afgoye.

Përgjegjësinë për sulmin e mori grupi ekstremist al-Shabab.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco