Deklamoi si lideri nazist Gebelsi, shkarkohet urgjent ministri në Brazil Roberto Alvin

Deklamoi si lideri nazist Gebelsi, shkarkohet urgjent ministri në Brazil

09:55, 18/01/2020
A+ Aa A-

Sekretari për Kulturën i Brazilit, Roberto Alvin, u pushua nga detyra pasi citoi ministrin nazist të propagandës, Jozef Gebels gjatë një fjalimi që u publikua me video të enjten. Zyra e Presidentit Jair Bolsonaro e njoftoi shkarkimin e Alvin të premten me anë të një deklarate, ku thuhet se ai qëndrim nuk mund të falej, pavarësisht ndjesës që u kërkua, njofton CNN.

“Unë e përsëris refuzimin tonë ndaj ideologjive genocidale dhe tolitariste si dhe çdo iluzion rreth tyre”, thuhej në deklaratë. “ Ne gjithashtu shprehim mbështetjen totale dhe të pakufizuar ndaj komunitetit hebre, me të cilin jemi miq dhe ndajmë të njejtat vlera”.

Në videon që ishte publikuar në profilin e ministrit në Twitter, por që më pas e fshiu, Alvim shpallte një çmim kombëtar për artet, që kërkonte që arti brazilian të kishte ideale nacionaliste: “Arti brazialian i diekadës tjetër duhet të jetë heroik dhe ai do të bëhet kombëtar, do të jetë i pajisur me kapacitet të madh për barazi dhe përfshirje emocionale; do të jetë thellësishi i përkushtuar tek aspiratat urgjente të popullit tonë ose nuk do të jetë gjë tjetër,” tha ai.

Mirëpo, shumë brazilianë vërejtën me shpejtësi se deklamimi i shëmbëllente një citimi të paraqitur nga Peter Longerich në biografinë e Jozef Gebelsit, në të cilën thuhet: “Arti gjerman i dekadave të ardhshme do të jetë heroik, do të jetë romantik, do të jetë objektiv pa dyshim, do të jetë nacionalist me patos të madh, do të jetë i përkushtuar dhe unifikues – ose nuk do të jetë asgjë!”.

Dhe pas kësaj, ministri brazilian Alvin reagoi me nxitim, duke thënë se ai nuk do ta citonte kurre Gebelsin, por e pranonte se kishte “një koinçidentë me një fjali nga një fjalim i Gebelsit” në video.

Mirëpo, përveç ngjashmërisë në citim me Gebelsin, edhe muzika që luhej në sfodin e shpalljes së Alvim eshte nga Riçard Vagner, opera “Lohengrini”, për të cilën lideri nazist Adolf Hitler kishte thënë se kishte luajtur një rol përcaktues në jetën e tij.

Debati që shkaktoi Alvin me këtë video, nxiti një reagim nga Ambasada e Gjermanisë në Brazil, e cila e quajti sundimin nazist si “kapitullin më të zi në historinë e Gjermanisë”./ar.sh/SYRI.NET

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco