Zjarret në Australi: Shira të rrëmbyeshëm në zonat e goditura nga flakët Sidnei

Zjarret në Australi: Shira të rrëmbyeshëm në zonat e goditura nga flakët

09:20, 18/01/2020
A+ Aa A-

Shira të rrëmbyeshëm dhe stuhi kanë goditur një pjesë të bregdetit lindor të Australisë, duke shuar disa nga zjarret, por duke nxjerrë një kërcënim të ri për disa zona të tjera: përmbytjet.

Ka pasur rrebeshe, sipas BBC, në shtetet Victoria, Neës South Ëales dhe Queensland, që janë goditur më shumë nga kriza e zjarrit. Rrugët kryesore janë mbyllur në Queensland dhe energjia elektrike është ndërprerë më disa zona të New South Wales për shkak të motit. Sipas zyrtarëve, shiu po ndihmonte për të shuar flakët.

Zjarret e tërbuar në Australi që nga shtatori kanë vrarë 28 persona, kanë shkatërruar mijëra shtëpi dhe kanë djegur miliona hektarë tokë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco