Anulon fluturimet drejt Teheranit, kompania gjermane jep detajet

Anulon fluturimet drejt Teheranit, kompania gjermane jep detajet

21:15, 17/01/2020
A+ Aa A-

Kompania gjermane e aviacionit civil “Lufthansa”, njoftoi sot anulimin e fluturimeve drejt Teheranit deri më 28 mars.

Ky vendim i kompanisë erdhi si pasojë e rrëzimit të avionit ukrainas më 8 janar pranë kryeqytetit Iranian të Teheranit.

“Për shkak të situatës ende të pasigurt të sigurisë rreth aeroportit të Teheranit dhe për hapësirën ajrore iraniane, kompanitë e grupit “Lufthansa” anulojnë fluturimet e tyre me destinacion dhe me nisje nga Teherani deri në 28 Mars 2020″, theksoi kompania gjermane në një komunikatë.

“Avionët e këtij grupit do të vazhdojnë gjithashtu të mos kryejnë fluturime në Iran”, theksoi “Lufthansa”, ndërkohë që Agjencia Evropiane e Sigurisë ajrore, ka rekomanduar më 11 janar për kompanitë ajrore evropiane, të shmangin hapësirën ajrore të vendit deri në një urdhër të ri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco