Pentagoni kërkon fonde shtesë/ Do investohen për murin me Meksikën dhe në infrastrukturën lokale

Pentagoni kërkon fonde shtesë/ Do investohen për murin me Meksikën dhe në infrastrukturën lokale

19:23, 17/01/2020
A+ Aa A-

Një zyrtar amerikan tha se Pentagoni ka nisur të vlerësimin e një kërkesë të dërguar këtë javë nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare, për devijim fondesh, me qëllimin për të ndërtuar rreth 435 kilometrave gardh në kufirin jugor me Meksikën.

Krahas ndërtimit të murit, në kërkesë flitet edhe për ndërtim rrugësh dhe sistemin e ndriçimit në gjashtë pika të ndjeshme nga trafiku i paligjshëm përgjatë kufirit jug-perëndimor, përfshirë edhe disa zona urbane, raporton VOA.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare kërkon ndihmë sipas një akti që autorizon Pentagonin t’u ofrojë mbështetje specifike agjencive e departamenteve të tjera federale, të kryejnë veprimtari për të luftuar krimin e organizuar ndërkombëtar.

Vitin e kaluar, administrata Trump mori rreth 6 milionë dollarë nga programet ushtarake të luftës kundër drogës dhe nga fondet për të ndërtimin e godinave për ushtrinë, për të ndërtuar një mur në kufi.

Kongresi nuk I zëvendësoi paratë e marra në buxhetin aktual.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco