Lufta mes bandave rrezikon të dalë jashtë kontrollit

Lufta mes bandave rrezikon të dalë jashtë kontrollit

19:12, 17/01/2020
A+ Aa A-

Botë e nëndheshme kriminale në Irlandë është në prag të një gjakderdhje të madhe pasi një 17-vjeçar u vra brutalisht në Dublin të dielën. Të paktën 26 persona kanë humbur jetën në pesë vitet e fundit për shkak të përplasjeve mes bandave rivale.

Dhuna u përshkallëzua të dielën kur Keane Mulready-Woods u vra duke ia prerë kokën dhe pjesët e tjera të trupit. Vrasja u filmua e gjitha dhe tashmë ka nisur të qarkullojë në internet, bashkë me pamjet e të rinjve me maska dhe armë që kërkojnë hakmarrje.

Adoleshentin e kishin rrëmbyer dhe e masakruan në një shtëpi. Atij i prenë gjymtyrët dhe ia futën një qese, e cila u zbulua më vonë. “Nëse e kruani me ne, do të humbisni kokën,” thuhet në imazhet e shpërndara online.

Irlanda vuan prej dekadash përplasjen mes bandave, por një periudhë e frikshme hakmarrjesh nisi në vitin 2015 me përplasjet mes klaneve Hutch dhe Kinahan. Vrasjet nisën pas ekzekutimit të Gary Hutch, nipi i bosit të bandës Hutch, i quajtur Gerry Hutch. Ai u vra në një vilë në Spanjë.

Vrasësi i dyshuar, James Quinn, ishte një bashkëpunëtor i familjes Kinahan. Ajo që pasoi ishte një seri me vrasje nga të dy krahët në Dublin dhe në rrethina.

Të premten u raportua se dy persona janë qëlluar në veri të Dublinit. Ata janë dërguar në spital dhe kanë plagë të rënda. Të dy ishin në makinë kur u qëlluan.

Një peshkop është ofruar për të ndërhyrë si negociator që të ulen gjakrat mes bandave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco