VIDEO/ Grabitje ‘aksidentale’/ Makina futet brenda argjendarisë, grabitësit morën çfarë mundën

VIDEO/ Grabitje ‘aksidentale’/ Makina futet brenda argjendarisë, grabitësit morën çfarë mundën

17:25, 17/01/2020
A+ Aa A-

Një video virale është publikuar në internet, ku një bandë prej tre personash, futen me ‘Range Rover’ brenda një argjendarie, duke marrë nga aty gjithçka që mundën.

Gjatë momentit të grabitjes ata ishin të amratosur ndërsa policia ka mundur të identifikojë dhe arrestojë njërin prej tyre.

Sipas policisë, Ben Wegener, 34 vjeç, u deklarua fajtor për plaçkitje, ngarje të rrezikshme dhe mbajtje të armës së zjarrit, dëmtime kriminale dhe marrje të sendeve të vjedhura.

Grabitja e ndodhur në perëndim të qytetit të Londrës, ku fillimisht dyqani u godit nga makina e zezë për të cilën u mësua se ishte e vjedhur, teksa më vonë grabitësit dolën jashtë dhe më pas thyen ekranit e xhamit duke përdorur një kamxhik dhe një çekiç nga ku morën sende dhe stoli duke I future në çanta.

Pasi grabitën dyqanin, të dyshuarit u përpoqën të largoheshin nga vendi i ngjarjes. Por, atëherë 34-vjeçari ishte ndaluar të arratisej nga qytetarët që ishin dëshmitarë të ngjarjes.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco