Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

Një vdekje tronditëse dhe një skandal i madh bamirësie

Një vdekje tronditëse dhe një skandal i madh bamirësie

13:28, 17/01/2020
A+ Aa A-

Historia e Wu Huayan, kinezes që peshonte vetëm 20 kg, ka bërë shumë bujë në mediat perëndimore. 24-vjeçarja nga Kina humbi jetën për shkak të kequshqyerjes.

Kur dolën fotot e para të vajzës të dobësuar në ekstrem, vetëm 135 centimetër të gjatë, shumë njerëz u interesuan për historinë e saj. Atëher u mësua se ajo merrte vetëm 43 dollarë në muaj. Pasi paguante për nevojat mjekësore të vëllait, ajo ushqehej me vetëm 10 dollarë përgjatë gjithë muajit.

Menjëherë njerëzit nisën të dhurojnë për të shpëtuar vajzën e gjorë. Një platformë donacionesh arriti të mbledhë mbi 144 mijë dollarë për studenten e dobët.

Megjithatë, ajo vdiq të hënën pasi nuk arriti dot në 30 kg për të përballuar operacionin.

Kurse BBC raporton se pas historisë së saj fshihet një tjetër skandal. 144 mijë dollarët e mbledhur për të u zhdukën dhe spitalit iu dhanë vetëm 2900 dollarë për studenten. Një gazetë zbuloi se organizata e bamirësisë ka zhdukur shumën e madhe. Hetimet kanë nisur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco