Lufta e dytë botërore/ Adoleshentet holandeze që i joshën dhe vranë nazistët…

Lufta e dytë botërore/ Adoleshentet holandeze që i joshën dhe vranë nazistët…

13:06, 17/01/2020
A+ Aa A-

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, pushtimi nazist i Holandës i ktheu tri vajza adoleshente në luftëtare dhe anëtare të rezistencës kundër nazistëve.

Truus Oversteegen, Freddie Oversteegen dhe Hannie Schaft do të mbeten gjithmonë në kujtesë për teknikën interesante që t’i joshnin “bashkëpunëtorët” e tyre në pyll dhe t’i ekzekutonin ata.

Fillimi i kësaj historie është kështu: Hannie ishte 19 vjeçe, Truus 16 dhe Freddie vetëm 14 vjeçe kur Gjermania naziste e okupoi Holandën më 10 maj 1940. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, nazistët e okupuan Holandën dhe i ktheu tre vajza adoleshente në luftëtare të forta.

Ende pas  80 vitesh, vajzat e tyre e tregojnë historinë e tri adoleshenteve. 

Dy motrat Freddie dh Truus Oversteegen janë rritur nga një nënë e vejë me bindje anti-fashiste.

Shoqja e tyre Hannie Schaft ishte një studente në Universitet e cila e braktisi atë pasi refuzoi të bëhet loajale ndaj Gjermanisë.

Kur okupimi filloi, vajzat u bënë së bashku dhe filluan t’i kryenin disa detyra për lulëzimin e rezistencës mirëpo shumë shpejt roli i tyre u bë më shumë aktiv duke u përfshirë në aksione direkt.

Liesbeth van der Horst, drejtoreshë e muzeut të rezistencës holandeze tha se është e jashtëzakonshme për vajzat e reja të përfshihen në rezistencën ushtarake dhe veçanërisht t’i ekzekutojnë tradhtarët siç bënë këto vajza.

Familjarët e vajzave Oversteegen thanë se rezistenca e vajzave filloi në vitin 1942 duke ekzekutuar një vajzë që besonin se donte t’i dorëzonte emrat e çifutëve të Haarlem tek shërbimi nazist i inteligjencës. Kur Freddie e pyeti për emrin e vajzës që të konfirmonte se ishte ajo e qëlloi duke e lënë të vrarë.

Duke shfrytëzuar rininë dhe pafajësinë në fytyrë ato shpikën një teknikë, karrem të veçantë që t’i dërgonin në pyll tradhtarët danez, duke i bërë të besonin se vajzat po flirtonin me ta dhe para se ata të afroheshin për t’i puthur, ato i ekzekutonin. Por kjo nuk ishte e vetmja mënyrë. Ato i gjuajtën shumë viktima derisa po vozisnin me biçikletë dhe këtë nuk e bënin shpesh vetëm përmes flirtimit.

Mirëpo fati nuk i buzëqeshi Hannie Schfat, e cila u bë e njohur nga nazistët përmes flokëve të kuqe, e cila u kap dhe ekzekutua me 17 prill të vitit 1945 në moshën 24 vjeçe dhe vetëm 18 ditë më pas Holanda u çlirua.

Ndërsa motrat Oversteegen i mbijetuan luftës dhe jetuan gjatë, njëra deri në vitin 2016 kurse tjetra në vitin 2018.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco