Eminemin e poshtërojnë keq, vargjet 'bombë' për koncertin e Ariana Grandes

Eminemin e poshtërojnë keq, vargjet 'bombë' për koncertin e Ariana Grandes

12:13, 17/01/2020

Eminem është quajtur “i pështirë” dhe “patetik” pasi këndoi vargje lidhur me sulmin me bombë në stadiumin e Mançesterit në 2017-ën, ku u vranë 22 persona. Teksti është i këngës së re të titulluar “Unaccommodating” me të cilën ylli krenohet për ndikimin e tij në hip-hop, shkruan BBC.

Ndër të tjera ai thotë: “Po mendoj të bërtas "bombat u hodhën” gjatë lojës/ Sikur të jem duke pritur jashtë ndonjë koncerti të Ariana Grandes”

Mirëpo adhuruesit e Grandes e quajtën tekstin e tij “një përpjekje  patetike për të tërhequr vëmendjen”.

“Kjo është kaq  e keqe” shkroi njeri prej tyre në Twiiter. “Njerëzit në fjalë kanë humbur jetën dhe ti shkon e bën muzikë që të nxjerrësh para prej tyre?!”

Një tjetër i shkroi: “Je kaq i pështirë, ta dish. Ajo që po thua është e paarsyeshme dhe shumë e dhimbshme për shumë njerëz”.

Teksti  u pa si si skandaloz, duke pasur parasysh faktin se Eminem kishte premtuar edhe të jepte mbështetje për viktimat e sulmit me bombë në 2017 dhe u kishte kërkoi fansave të vet të dhuronin para për familjet e prekura.

Kënga “Unaccomodating” është kënga hapëse e albumit të 11-të të yllit, “To be murdered by”, që cila u publikua pa paralajmërim të premten në mëngjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco