Kapet myftiu i rrezikshëm i ISIS, por është kaq obez sa...

Kapet myftiu i rrezikshëm i ISIS, por është kaq obez sa...

12:09, 17/01/2020
A+ Aa A-

Në myfti obez i Shtetit Islamik u arrestua në Irak.

Por ai është kaq i rëndë, sa u desh ta ngarkonin në rimorkion e një kamioni për ta transportuar.

Shifa al-Nima, i konsideruar një nga myftinjtë më të rrezikshëm dhe një nga kapjet më të mëdha të muajve të fundit, u gjet në një vrimë në Mosul.

Ai u zbulua nga forcat irakiane të sigurisë.

Ky lider fetar lëshonte fatva, të cilat sollën shumë ekzekutime klerikësh dhe studiuesish, madje edhe bombardimin e një xhamie.

Policia në Irak thotë se myftiu konsiderohet një nga liderët kryesorë të ISIS.

Përveç ekzekutimeve, ai ka urdhëruar edhe shkatërrimin e vendeve të lashta kulturore.

Një aktivist tha se arrestimi i tij është një lajm i mirë për irakianët dhe sirianët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco