I doli përgjimi duke….Ja arsyeja e dorëheqjes së kryeministrit ukrainas

I doli përgjimi duke….Ja arsyeja e dorëheqjes së kryeministrit ukrainas

11:57, 17/01/2020
A+ Aa A-

Kryeministri ukrainas Oleksi Goncaruk ka dhënë dorëheqjen pas publikimit të një audio, ku ai ankohej për njohuritë e pakta në fushën e ekonomisë së presidentit të vendit Volodimir Zelenski.

Goncaruk, gjithësesi u justifikua me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, duke thënë se audio kishte krijuar në mënyrë artificiale përshtypjen se ai dhe ekipi i tij nuk e respektojnë presidentin.

Ish-kryeministri tashmë, theksoi se kjo nuk ishte e vërtetë dhe se ai kishte pranuar atë post për të zhvilluar programin e presidentit.

Në deklaratën e dorëheqjes ai tha se e kishte marrë vendimin për të hequr cdo dyshim për sa i përket respektit dhe besimit tek presidenti.

Nga ana e saj presidenca konfirmoi se kërkesa e tij për dorëheqje ishte dorëzuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco