FOTO/ Australia në zjarr: Apokalipsi mbërrin në ishullin Kangaroo

FOTO/ Australia në zjarr: Apokalipsi mbërrin në ishullin Kangaroo

08:04, 18/01/2020
A+ Aa A-

Ishulli Kangaroo në jug të Australisë krahasohej me Arkën e Noes, për ekologjinë e tij unike. Por, pas zjarreve të tërbuar që e përshkuan këtë idhull këtë javë, ekziston frika se ai nuk do të mund të rikuperohet kurrë plotësisht.

“Ju e shikoni ndriçimin në distancë”, tha Sam Mitchel, duke sjellë ndër mend flakët që kërcënuan shtëpinë e tij, familjen dhe bagëtinë javën e kaluar. “Era bëhët më e shpejtë, ndriçimi bëhet më i madh – dhe atëherë fillon e shikon flakët”, thuhet në një reportazh të BBC.

Sam drejton Parkun e Jetës së Egër në ishullin Kangaroo dhe jeto aty me gruan e tij dhe djalin e tij 19-muajsh, Conoor. Ndërkohë që flakët afroheshin, u lëshua alarmi për evakuim. Brenda 20 minuta, të gjithë u larguan.

Image

Por Sam dhe katër persona të tjerë, jo, ata qëndruan. “Ti nuk mund të zhvendosësh 800 kafshë, përfshirë bufalotë e ujit, strucët dhe shpendët e tjerë të mëdhenj”, tha ai.

“Ne vendosëm që nëse nuk mund t’I zhvendosin, të shikojmë se çfarë mund të bëjmë për t’i shpëtuar. Ne kishim ushtrinë për ndihmë. Disi, ne na kursyen. Po u dogj gjithçka rreth nesh.”

Zjarri më 9 janar ishte zjarri I dytë i madh që shkatërroi ishullin në më pak se një javë. Dy burra vdiqn më 4 janar nga zjarri. Autoritetet besojnë se ata hynë mes flakëtve ndërsa kalonin me makinë në autostradë.

Zjarri në ishullin Kangoroo ishte tronditës për shpejtësinë dhe egërsinë e jashtëzakonshme me të cilën u përhap.

Pasi parku I tij shpëti, Sam kuptoi shpejt se qyteti lindor i Kingscote ku si duhej të dërgonte të birin, po kërcënohej nga zjarret. Zjarri shkoi në mënyrë të rrezikshme deri afër Kingscote, por nuk ndikoi në qytet.

Ndërkohë që fliste, Sam e mbante në krahë të birin që është ende me të në park. “Është shumë e vështirë ta shikosh atë tek luan kaq pafajësisht, ndërkohë që ka kaq shumë zjarre rreth e rrotull”, tha ai.

Gjurmët e shkatërrimit

Duke ngarë makinën nëpër shtegun e zjarrit në ishullin Kangarro, shihen rreshtat e pemëve të djegura dhe që digjen ende. Tokat janë shkrumb dhe tymi mbush ajrin. Të paktën një dyzinë koalash dhe kangurësh shtrihen anësh rrugës. Ato nuk mund t’ia mbathnin dot nga vdekja dhe shkatërrimi.

Kjo është një katastrofë ekologjike shumë e madhe, ushtria është thirrur për të ndihmuar. Disa po ndihmojnë duke hapur llogore për të varrosur mijëra dele bagëti të ngordhura./SYRI.NET

Image

ImageImage

ImageImageImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco