Khamenei: Sulmet me raketa mbi amerikanët qenë 'dora e Zotit'

Khamenei: Sulmet me raketa mbi amerikanët qenë 'dora e Zotit'

10:16, 17/01/2020
A+ Aa A-

Dubai – Lideri Suprem I Iranit, Ali Khamenei, tha të premten gjatë një predikimi se sulmet me raketa mbi bazat amerikane në Irak këtë muaj, që i dhanë “një shuplakë në fytyrë” SHBA-së, treguan se Republika Islamike kishte përkrahje hyjnore.

Në kulmin e tensioneve, Irani lëshoi raketa mbi objektivat amerikane në 8 janar 2020, në përgjigje të një sulmi ajror me dron të amerikanëve, që vranë më 3 janar Qassem Soleimani, një gjeneral të fuqishëm të Iranit në krah të Khamenei, njofton Reuters.

“Fakti që Irani ka forcën t’i japë të atillë goditje një fuqie botërore tregon dorën e Zotit”, tha Khamanei, pasi iu referua ditës së lëshimit të raketave kundër bazave amerikane si “dita e Zotit”.

Komentet e tij u pasuan nga brohoritje “Vdekje Amerikës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco