Jep dorëheqjen kryeministri i Ukrainës

Jep dorëheqjen kryeministri i Ukrainës

09:28, 17/01/2020
A+ Aa A-

Kryeministri ukrainas Oleksiy Honcharuk i ofroi dorëheqjen e tij Presidentit Volodymyr Zelenskiy mëngjesin e kësaj të premteje, pas më pak se gjashtë muajsh në këtë detyrë.

Zyra presidenciale iu përgjigj letrës, duke thënë se ata do ta konsiderojnë atë. Ndërkohë që vetë Honcharuk përmes një reagimi të shkurtër tha se ai kishte marrë detyrën e kryeministrit për të ndjekur programin e presidentit, që sipas tij është një model i demokracisë dhe vendosmërisë.

“Unë kam ardhur në këtë detyrë për të përmbushur programin e presidentit, ai është për mua një model i hapjes dhe vendosmërisë. Sidoqoftë, për të hequr çdo dyshim në lidhje me respektin dhe besimin tonë tek Presidenti, unë shkrova një letër dorëheqjeje dhe ia dorëzova Presidentit me të drejtë që ai ta paraqiste atë në Parlament,” shkroi kryeministri i dorëhequr.

Ish-avokati dhe nënkryetari i zyrës së kryeministrit u bë kryetari më i ri i qeverisë që Ukraina kishte pasur në historinë e saj, vetëm 35 vjeç.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco