Alarm për gripin në Greqi: 7 të vdekur brenda javës, 24 rëndë në spital

Alarm për gripin në Greqi: 7 të vdekur brenda javës, 24 rëndë në spital

09:17, 17/01/2020
A+ Aa A-

Shtatë persona humbën jetën brenda një jave në Greqi, për shkak të ndërlikimeve të një infeksioni gripi, duke e çuar në total numrin e të vdekurve në tetë. Njoftimi u bë nga Agjensia Kombëtare e Shëndetit Publik të Greqisë, EODY të enjten dhe citohet nga mediat vendase.

Në të njëjtën kohë, 24 persona janë të shtruar në spital nën kujdes intensiv.

Infeksionet e gripit pritet të rriten gjatë javëve të ardhshme, paralajmëroi Agjensia, duke u kërkuar qytetarëve të vaksinohen.

Në 15 janar 2020, njëzet e katër raste të rënda të gripit janë konfirmuar nga laboratori i Njesisë së Kujdesit Intensiv.

Tetë persona vdiqën, shumica prej tyre kishin edhe probleme të tjera shëndetësore.

Duhet të theksohet se shumica e pacientëve vuajnë nga gripi A, për të cilin ka vaksinë. Shumica e të infektuarve nuk ishin vaksinuar.

Stafi shkencor i Agjensisë Kombëtare të Shëndetit Publik të Greqisë EODY tregoi se aktiviteti i sëmundjes do të vazhdojë në këtë vend edhe në javët në vijim, me një rritje të qarkullimit të virusit siç ndodh çdo vit deri në mes të marsit.

Si rezultat, rastet e rënda të infeksioneve nga gripi pritet të vazhdojnë./SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco