Pedofili më i keq në histori, u gjet i mbytur me tel kitare në qeli

Pedofili më i keq në histori, u gjet i mbytur me tel kitare në qeli

08:35, 17/01/2020
A+ Aa A-

Richard Huckle i cili po vuante 22 dënime të përjetshme për sulme seksuale ndaj 200 fëmijëve dyshohet se u vra në HMP Full Sutton në Yorkshire më 13 tetor të vitit të kaluar.

Ai abuzoi me qindra fëmijë dhe vdiq pasi dyshohet se u mbyt me një tel kitare dhe më pas është raportuar se goja e tij ishte mbushur plot me prezervativë të cilët edhe përshpejtuan vdekjen.

Richard Huckle vdiq në HMP Full Sutton në Yorkshire më 13 tetor të vitit të kaluar.

Pretendohet gjithashtu se ai ishte plagosur me thikë në mënyrë fatalale me një teh të ngjeshur.

Raportet të cilat sapo kanë dalë tregojnë se vdekja e tij ka ndodhur në qelinë e tij të burgut.

Një burim i tha Sun Online: "Ai nuk ishte therur vetëm me thikë. Ai ishte mbytur me një tel kitare".

Në fillim të kësaj jave, një burrë 29 vjeç u arrestua me dyshimin për vrasjen e Huckle, i cili konsiderohej si pedofili më i keq i Britanisë.

    Marrë nga: www.thesun.co.uk-Përgatiti:Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco