Tentoi të kontrabandonte pikturën e Picasos, dënohet me burg koleksionisti miliarder

Tentoi të kontrabandonte pikturën e Picasos, dënohet me burg koleksionisti miliarder

08:55, 17/01/2020
A+ Aa A-

Një miliarder spanjoll dhe koleksionist i veprave të artit u dënua me 18 muaj burg dhe u gjobit me 58 milion dollarë pasi tentoi të kalonte kontrabandë një pikturë të Picasos për ta shitur atë jashtë shtetit.

Piktura "Koka e një Gruaje të Re" është shpallur një thesar kombëtar dhe sipas ligjit kushdo që kërkon ta nxjerrë atë jashtë vendit duhet të bëjë një kërkesë.

Image

Prokuroria e Spanjës deklaroi se Jaime Botin, 83 vjec do ta shiste pikturën në një ankand në Londër.

Botin e bleu pikturën në vitin 1977 në Londër, iu refuzua fillimisht kërkesa për ta nxjerrë veprën jashtë vendit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco