Rituale ekzorcizmi/ Gjenden 7 trupa në një varr masiv, policia arreston 10 pjestar të sektit fetar

Rituale ekzorcizmi/ Gjenden 7 trupa në një varr masiv, policia arreston 10 pjestar të sektit fetar

21:43, 16/01/2020
A+ Aa A-

Këtë javë, policia Panameze po heton një sekt fetar të njohur si "Drita e Re e Zotit", ku thotë se ata kanë zbuluar shtatë kufoma në një varr masiv të fshehur afër një vendi, ku grupi sektar u gjet duke torturuar njerëz autokton, në ritet e dukshme të ekzorcizmit.

Trupat e gjetur përfshinin gjashtë fëmijë të moshave nga 1 deri në 17 vjeç dhe një grua shtatzënë, e cila ishte nëna e pesë fëmijëve, thanë prokurorët.

Ata u gjetën në një fshat të largët afër bregdetit të Karaibeve, ku të mërkurën policia arrestoi 10 anëtarë të sektit, raporton FoxNews.

Gjatë bastisjes, policia liroi 14 pjesëtarë të grupit indigjen të Ngabé Buglé, të cilët ishin lidhur dhe rrahur me shkopinj druri dhe Bibla, sipas Associated Press.

Ngabé Buglé, grupi më i madh indigjen i Panamasë, vuan nga shkalla e lartë e varfërisë dhe analfabetizmit.

Nuk ishte e qartë se nga cilat rite përbëheshin, por ato dukeshin se përfshinin një formë të konvertimit dhe ekzorcizmit.

As nuk ishte e qartë se çfarë besimi ose lidhjet ka kisha "Drita e Re e Zotit".

Zona është aq e largët, sa duhej të përdoren helikopterët për të transportuar të dëmtuarit në spitale për trajtim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco