Putin në gjurmët e Xi? Presidenti rus nuk është askund aq i sigurt sa lideri kinez

Putin në gjurmët e Xi? Presidenti rus nuk është askund aq i sigurt sa lideri kinez

20:36, 16/01/2020
A+ Aa A-

Dy dekada pasi ai mori pushtetin për herë të parë, presidenti rus Vladimir Putin, duket se e ka gati planin të qëndrojë në pushtet sa më gjatë për të ardhmen e parashikueshme.

Por ndërsa ai riorganizoi me delikatesë qeverinë e re të vendit të tij, këtë metodë ai mund të ketë qenë duke e kërkuar me zili përtej maleve Altai në Kinë, ku aleati i tij i ngushtë Xi Jinping, arriti të njëjtën kapje pushteti me lehtësi të dukshme, raporton CNN.

Ndërsa lëvizja e Xi në vitin 2018 për të hequr kufijtë e mandatit mbi presidencën, mund të ketë përfshirë shumë energji në politikën e brendshme të Partisë Komuniste Kineze, ajo iu paraqit vendit si një lëvizje perfituese për popullin. Që atëherë, Partia është bashkuar edhe më fort rreth Xi-së, duke rritur propagandën për të dhe duke i dhënë atij akoma edhe më shumë tituj, duke përfshirë edhe titullin e mbajtur vetëm nga Mao Zedong, atë të "udhëheqësit të popullit".

Putini nga ana tjetër tashmë po përballet me spekulime se si ai do të arrijë riorganizimin e tij të fundit. Shkëmbimi i posteve në vitin 2012 me Presidentin e atëhershëm Dmitry Medvedev, i cili I siguroi Putinit edhe tetë vjet si president, krijoi protesta të mëdha në rrugë dhe më shumë do të priten pas lajmeve të fundit.

Ekzistojnë gjithashtu pakënaqësi të mëdha brenda radhëve të larta të politikës ruse, si dhe zemërim nga figurat e partive të opozitës - të cilat Rusia, ndryshe nga Kina, ende i toleron.

Meqenëse të dy burrat siguruan kontrollin e tyre të pushtetit në vitet 2010, Rusia dhe Kina janë afruar dhe forcuar nga gjeopolitika, por edhe nga ajo që duket se është një marrëdhënie e fortë personale midis dy liderëve.

Presidenti kinez Xi Jinping, uroi Presidentin rus Vladimir Putin pasi e prezantoi me Medaljen e Miqësisë në Sallën e Madhe të Popullit më 8 qershor 2018 në Pekin, Kinë.

Putini është drejtuar nga Xi për të balancuar presionin amerikan dhe evropian, veçanërisht në lidhje me aneksimin e vitit 2014 të Krimesë, ndërsa Xi ka qenë shumë i lumtur për ta llogaritur Rusinë, në mesin e aleatëve të saj pasi ai zgjeron ndikimin e tij në perëndim.

Permes nënshkrimit të marrëveshjeve mbi infrastrukturën rrugore dhe tregtisë me ‘megaprojekte’, synohet ulja e ndikimit të luftës tregtare SHBA-Kinë.

Rusia ka përqafuar gjithashtu Huawei, gjigandin e teknologjisë Kinëze edhe pse kompania u përball me presion të madh nga Uashingtoni për shqetësimet e sigurisë dhe u fut në listën e zezë nga shumë aleatë të SHBA.

Vendimi për t'i dhënë Huawei kontratën për ndërtimin e rrjetit 5G të Rusisë, vjen në një kohë kur Moska shkon drejt një interneti më të kontrolluar nga stili kinez.

Në një intervistë për mediat ruse vitin e kaluar, Xi e quajti Putinin si "mikun më të mirë ", duke shtuar se ai e vlerësoi "miqësinë e tyre të thellë".

Por ndërsa modeli Xi mund të jetë tërheqës për Putinin dhe në të vërtetë për shumicën e autokratëve - nuk është pa të meta.

Ndërsa Xi po mëson, fuqia absolute sjell me vete përgjegjësi dhe faj të plotë.

Ndërsa sfidat me të cilat përballeshin Kina u zhvilluan vitin e kaluar, kështu ndodhi çarja në fasadën e Xi.

Trazirat antiqeveritare në Hong Kong, lufta e vazhdueshme tregtare SHBA-Kinë dhe madje rritja e çmimeve të derrit, ishin të gjitha provat kryesore për Xi dhe jo ato që ai i ka trajtuar veçanërisht mirë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco