I gëzohen shiut, por i tremben erozionit/ Australianët festojnë shirat që kanë nisur të bien mbas zjarreve tragjik

I gëzohen shiut, por i tremben erozionit/ Australianët festojnë shirat që kanë nisur të bien mbas zjarreve tragjik

18:40, 16/01/2020
A+ Aa A-

Zjarret që shkaktuan dëme të mëdha duke marrë jetë njerëzish, kafshësh e duke dëmtuar edhe mijëra shtëpi, duket se do shuhen pasi australianët po festojnë shiun që ka filluar të bjerë në juglindje të vendit.

Si bekim për Australinë kanë ardhur këto shira edhe pse duhet akoma më shumë reshje që të shuhen zjarret si dhe ato të bien edhe në zona të tjera të vendit.

Stuhitë gjithashtu kanë ndihmuar në shpërndarjen e tymit në qytetin Melbourne, i cili rëndoi ajrin dhe u cilësua shumë i rrezikshëm.

Zjarrfikësit kanë thënë se reshje ka pasur në disa zona të Australisë, por jo në të gjithë vendin.

Australiani Eric Kegan tha se ka mbajtur shënime sa herë që ka rëne shi dhe se ky i fundit ishte rreth 6 mililitra dhe që është shumë i dobishëm edhe për pjesën e gjelbërimit, porse ai tha se Australia ka nevojë për të tjera reshje.

Erozioni, apo gërryerja që pëson sipërfaqja e tokës nga veprimi i ujërave është një frikë tjetër sepse tokat e djegura nuk absorbojnë ujë, ndërsa meteorologët parashikojnë që reshje shiu të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco