OKB: Mbi 350 mijë sirianë ikën nga Idlib brenda një muaji Pamjet e shpernguljes

OKB: Mbi 350 mijë sirianë ikën nga Idlib brenda një muaji

14:30, 16/01/2020
A+ Aa A-

Amman – Rreth 350 mijë sirianë, shumica gra dhe fëmijë, janë shpërngulur që nga nisja e  ofensivës së mbështetur nga Rusia në provincën e Idlibit të mbajtur nga forcat opozitare në fillim të dhjetori dhe kanë strehuar strehim në zonat kufitare pranë Turqisë, tha OKB të enjten.

Zyra e OKB për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) tha në raportin e saj të fundit se situate humanitare vazhdoi të përkeqësohej si rezultat I përshkallëzimit të armiqësive, njofton Reuters.

Avionët rusë dhe artileria siriane kanë goditur qytete dhe fshatra në javët e fundit në një sulm të përsëritur të mbështetur nga milicia pro-iraniane që synon spastrimin nga forcat opozitare.

Avionët rusë dhe siarianë rifilluan bombardime në zonat civile në enklavat e mbajtura nga opozita dy ditë pas armëpushimit të rënë dakord midis Turqisë dhe Rusisë.

Zyrtarët amerikanë thanë në fillim të muajit se kriza humanitare ishte përkeqësuar me mijëra njerëzit në arrati nga province e Idlibit.

Ofensiva e fundit e ka afruar fushatën ushtarake të drejtuar nga Rusia, tek zonat shumë të populluara të provincës së Idlibit, ku afro tre milionë njerëz janë bllokuar, sipas OKB.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco