Tesla planifikon një qendër kërkimi dhe projektimi në Kinë

Tesla planifikon një qendër kërkimi dhe projektimi në Kinë

13:49, 16/01/2020
A+ Aa A-

Shangai – Prodhuesi i makinave elektrike amerikane Tesla planifikon të hapë një qëndër kërkimsh dhe projektesh në Kinë për të bërë automjete të “stilit kinez”. Kështu njoftoi kompania në një deklaratë në profiling e saj zyrtar WeChat.

Sipas njoftimit që u dha të mërkurën, sipas Reuters, synohet të rekrutohen projektues dhe personel tjetër që të ndihmojnë në arritjen e synimit dhe thirrja për aplikime nis nga 1 shkurti, por nuk është thënë vendndodhja e qëndrës.

“Për të arritur ndryshimin nga “Prodhuar në Kinë” tek “Projektuar  në Kinë”, Shefi Ekzekutiv i Tesla, Elon Musk, ka propozuar një gjë shumë interesante: të krijojë një qëndër projektimi dhe kërkimi në Kinë,” thuhej në njoftim. Megjithatë, nuk është e qartë se kur mund të fillojë operacionet kjo qendër.

Fabrika e parë e Tesla-s jashtë SHBA është në qytetin lindor të Shangait dhe filloi hedhjen në treg të automjeteve Model 4 prodhuar në Kinë, këtë muaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco