Alarm në Azi, virusi si SARS mbërrin dhe në Japoni

Alarm në Azi, virusi si SARS mbërrin dhe në Japoni

11:00, 16/01/2020
A+ Aa A-

Frika po rritet nëpër gjithë Azinë pas përhapjes përtej kufijve të një virusi të ri të zbuluar në Kinë, që vrau një pacient dhe sëmuri dhjetra të tjerë, ndërkohë që autoritetet shëndetësore janë vënë në garë për të zbuluar burimin e patogjenit.

Lloji i ri i virusi, i së njëjtës familje si SARS - Sindroma akute respiratore vdekjeprurëse dhe MERS -  Sindroma respiratore e Lindjes së Mesme, e ka origjinën në Wuham, në qytetin më të madh në Kinën qëndrore, njofton CNN.

Ai u konfirmua të enjten se ishte zbuluar edhe në Japoni, pak ditë pasi Tajlanda konfirmoi rastin e parë të infeksionit.

Përhapja ka lënë në hije festimet e Vitit të Ri Hënor dhe ka vënë në alarm pjesën tjetër të Azisë.

Virusologët rreth botës janë duke studiuar ndërtimin e tij veç studiuesve kinezë, por shumë pikëpyetje ende janë.

Studiuesit ende nuk e kanë përjashtuar mundësinë që virusi mund të transmetohet nga njeriu tek njeriu dhe të mërkurën, Qëndra e SHBA për Kontrollin e Sëmundjeve dhe Parandalimin lëshoi një Alarm të Nivelit  1 - më i ulëti ndër tre paralajmërimet shëndetësore për udhëtarët, për t’i kujtuar vizitorëve në Wuhan që të jenë të kujdesshëm dhe të zbatojnë masat paraprake të zakonshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco