Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Mbi 77 të vdekur dhe 94 të plagosur, pasi orteqet groposin shtëpitë në Pakistan

Mbi 77 të vdekur dhe 94 të plagosur, pasi orteqet groposin shtëpitë në Pakistan

10:18, 16/01/2020
A+ Aa A-

Së paku 77 persona kanë vdekur dhe 94 janë plagosur në veri të Pakistanit pasi një seri orteqesh shkatërruan dhe groposën shtëpitë. Ortekët u shkaktuan nga reshjet e dendura të dëborës në Luginën Neelum, në Kashmirin e administruar nga Pakistani, sipas autoriteve vendore, tha CNN.

Dhjetra shtëpi u rrënuan dhe u varrosën nën dëborë me njerëzit që u zunë Brenda, u vranë apo plagosën në shtëpitë e tyre, kur goditën tërmetet, tha Ahmad Raza Qadri, ministry I shtetit për menaxhimin e katastrofave dhe rindërtimin, të martën.

Viktimat e ortekut u dërguan në Muzaffarabad me një helicopter ushtrise pas reshjeve të dendura të borës në luginën Neelum, në Kashmirin e administruar nga Pakistani në 14 janar 2020.

Numri i të vdekurve mund të rritet, pasi ka dyshime se shumë njerëz janë të bllokuar nën dëborë.

Pas ortekëve, fshatarët e dëshpëruar nisën përpjekjet për të nxjerrë ata që kishin mbetur poshtë dëborës duke ëprdorur lopata dhe gërmuar nëpër dëborën e dendur.

Edhe personeli I emergjencave shkoi në terren për të ndihmuar për krizën ndërkohë që Kryeministri I Pakistanit Imran Khan that ë martën se kishte kërkuar nga agjensia kombëtare e katastrofave, ushtria dhe ministrat federal të grumbullonin ndihma humanitare për banorët e prekur.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco