Bandat irlandeze vrasin 17 vjeçarin dhe i ndajnë trupin në copa

Bandat irlandeze vrasin 17 vjeçarin dhe i ndajnë trupin në copa

09:27, 16/01/2020
A+ Aa A-

Detektivët e Dublin kanë gjetur pjesët e trupit të djalit 17 vjeçar të vrarë në mënyrë brutale.

Keane Mulready-Woods u shpall i humbur me datë 12 janar rreth orës 6 pasdite, hera e fundit që edhe familjarët e kishin parë.

Bandat irlandeze pasi vranë 17 vjeçarin e ndanë trupin e tij në copa-copa. Një pjesë e trupit të tij u gjet në një çantë sportive në Coolock. Ndërsa pjesa tjetër e trupit u gjet në makinë e djegur të Mërkurën në Drumcondra.

Detektivët e përshkruan vrasjen si “një sulm brutal dhe të egër ndaj një fëmije”.

‘Ky është një sulm brutal dhe i egër ndaj një fëmije dhe është plotësisht i papranueshëm në çdo shoqëri normale demokratike. Niveli i dhunës është tronditës dhe hetimi për vrasjen e Keane po bashkërendohet edhe nga Drogheda Garda Station- thuhet në komunikatë e policisë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco