Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Alarmohet redaksia e ‘La Reppublica’/ Telefonata anonime i lajmëroi për shpërthim të kontrolluar

Alarmohet redaksia e ‘La Reppublica’/ Telefonata anonime i lajmëroi për shpërthim të kontrolluar

21:27, 15/01/2020
A+ Aa A-

Mbrëmjen e kësaj të mërkure, ndërtesa e agjencisë mediatike italiane la Reppublica, u evakuua pas një alarmi për bombë.

Redaksia u njoftua nga një telefonatë anonime, duke i lajmëruar për një shpërthim të kontrolluar.

Pas njoftimit për bombë, policia e Romës ndërhyri për të siguruar ndërtesën në rrugën Cristoforo Colombo.

Kontrollet e bëra nga ekipet e çaktivizimit të bombave, rezultuan një alarm i rremë pasi nuk u gjet asgjë e dyshimtë.

Pas procedurave nga ana e autoriteteve, gazetarët dhe stafi i agjencisë u futën sërish brenda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco