Putini po e bën veten shef të përjetshëm të Kremlinit?

Putini po e bën veten shef të përjetshëm të Kremlinit?

18:40, 15/01/2020
A+ Aa A-

E gjithë qeveria ruse ka paraqitur dorëheqjen përpara presidentit Vladimir Putin. A po përgatitet kreu i Kremlinit për sundimin e përjetshëm?

BILD

Për herë të 16-të, presidenti rus Vladimir Putin mbajti fjalimin e tij vjetor. Përfaqësuesit më të rëndësishëm nga politika, biznesi dhe kisha erdhën dhe duartrokitën fort.

Ai njoftoi se dëshiron me një reformë kushtetuese t’i japë më shumë fuqi parlamentit. Kështu, deputetët do të lejohen në të ardhmen të emërojnë kryeministrin. Deri më tani, parlamenti mund të vendoste vetëm për propozimet e presidentit.

Për më tepër, kriterët për kandidatët për president do të forcohen. Kështu, duhet të kesh jetuar në Rusi për të paktën 25 vite përpara se të bëhesh president. Reforma kushtetuese do të votohet nga qytetarët në referendum.

Sidoqoftë, qeveria në Moskë reagoi menjëherë pas njoftimit për reformën kushtetuese: ajo njoftoi dorëheqjen e saj, duke i hapur rrugën ndryshimeve të Putin.

A po planifikon Putin ruajtjen e pushtetit?

Kritikët e akuzojnë Putinin se po punon për të ruajtur pushtetin përtej vitit 2024. Atëherë mbaron mandati i tij si president dhe duhet të japë dorëheqjen sipas Kushtetutës. Ajo përcakton se një president mund të jetë në detyrë vetëm për dy mandate radhazi.

Frika: Putin mund të kërkojë të mbajë pushtetin si në vitin 2018. Në atë kohë ai u zgjodh kryeministër pas dy mandateve të para. I dobëti Dmitry Medvedev mori përsipër presidencën- Putin vazhdoi të udhëheqë vendin si kryeministër.

Projekti i tij i paralajmëruar duket se i përshtatet kësaj. Sepse nëse parlamenti vendos për kryeministrin, do të ishte më e lehtë për Putinin që të shkonte në këtë zyrë lehtësisht. Parlamenti rus kontrollohet nga partia e tij.

Por ai dëshiron që të ruajë të fortë sistemin presidencial. Presidenti duhet të ketë fuqinë për të kontrolluar forcat e armatosura dhe të drejtën për të larguar gjyqtarët nga Gjykata Kushtetuese.

Që në dhjetor, Putin paralajmëroi një reformë kushtetuese për të kufizuar fort numrin e mandateve të presidentit. Ai sinjalizoi se numri i mandateve presidenciale në parim mund të kufizohet në dy.

Popullsia është e pakënaqur

Por populli i tij është i pakënaqur. Varfëria është e madhe. Gjendja e familjeve është e keqe. Shumë njerëz duan ndryshim dhe zgjedhjet parlamentare do të zhvillohen në vitin 2021.

Në fjalimin e sotëm, Putin paralajmëroi përmirësim: "Në shoqërinë tonë, kërkesa për ndryshim është e qartë".

Ai sugjeroi që familjet me të ardhura të ulëta do të marrin mbështetje shtesë për fëmijët e tyre deri në shtatë vjeç. Deri më tani ky kufi ishte tre vjet.

Përveç kësaj, prindërit me shumë fëmijë do të marrin më shumë ndihmë financiare. Presidenti dëshiron të sigurojë ushqim të ngrohtë për fëmijët e shkollave fillore.

Ai lajmëroi edhe rritjen e mbështetjes për mësuesit dhe mjekët. Në zonat rurale në veçanti, ata duhet të jetë më të aftësuar. Në këtë mënyrë ai kërkon të përmirësojë kujdesin e dobët shëndetësor në rajonet rurale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Opionisti15/01/2020 20:43

E para nuk iken dhimiter mund te qendroje e dyta mund te jete romanov nipi stalini gorbacovdhe djali nikita rushov dhe lenini vajza ish presindenti rus jelcin

Shto koment

Denonco