Shpërthimi në fabrikë vret një njeri... 3 kilometra larg

Shpërthimi në fabrikë vret një njeri... 3 kilometra larg

18:13, 15/01/2020
A+ Aa A-

Një pllakë metalike e madhe, e hedhur në erë gjatë një shpërthimi në një fabrikë kimike në rajonin e Katalonjës në Spanjë, vrau një person 3 kilometra larg.

Viktima ishte në apartamentin e tij kur ra objekti i rëndë 1 ton. Ai shembi pjesërisht godinën dhe vrau Sergion.

Nga shpërthimi u vra edhe një person nga stafi i fabrikës. Dy të tjerë u plagosën rëndë.

Dëshmitarët thanë se panë një top zjarri në qiell përpara se ai të binte në apartamentin ku jetonte Sergio.

“Ishte si një bombë,” tha një prej dëshmitarëve.

Fabrika prodhonte produkte kimike si oksid etileni, që përdoret kryesisht për antifrizën dhe pesticidet. Po ashtu edhe oksid propileni, që përdoret për të prodhuar plastikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco