‘Po dalim në rrugë, kundër një qeverie hajdute dhe të korruptuar’/ Iranianët kërkojnë mbështetje në rrjetet sociale

‘Po dalim në rrugë, kundër një qeverie hajdute dhe të korruptuar’/ Iranianët kërkojnë mbështetje në rrjetet sociale

17:35, 15/01/2020
A+ Aa A-

Të mërkurën, iranianët bënë thirrje në mediat sociale për demostrata të reja, një javë pas rrëzimit të një avionit të pasagjerëve, duke kërkuar një fushatë të qëndrueshme kundër udhëheqjes së Iranit.

Protestuesit, ku studentët janë në ballë të protestave, kanë organizuar mitingje të përditshme në Teheran dhe qytete të tjera që nga e shtuna, kur pas disa ditësh mohimesh, autoritetet pranuan se rrëzuan një avion ukrainas javën e kaluar, duke vrarë 176 personat në bord, raporton Reuters.

"Ne po dalim në rrugë," thuhet në një postim që po qarkullonte në mediat sociale të mërkurën, duke u kërkuar njerëzve të bashkohen në demonstratat mbarëkombëtare kundër një "qeverie hajdute dhe të korruptuar".

Shumica e të vrarëve në aeroplan ishin iranianë ose shtetas me nënshtetësi të dyfishtë, shumë prej tyre studentë që ktheheshin nga studimet jashtë vendit.

Mbetet për tu parë nëse protestat do të çojnë në dhunë të vazhdueshme. Pas disa ditësh trazirash, kur imazhet e postuara në internet treguan se demonstruesit ishin rrahur nga policia dhe të dhunuar me shkopinj elektrikë, protestat e së martës duket se kanë qenë më të qeta.

Dy muaj më parë, autoritetet vranë qindra demonstrues për të shkatërruar protestat e nxitura nga rritja e çmimit të karburantit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco