Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me drejtuesit e Departamenteve

Irani hedh poshtë 'marrëveshjen Trump': Ishte një ofertë e 'çuditshme’

Irani hedh poshtë 'marrëveshjen Trump': Ishte një ofertë e 'çuditshme’

17:22, 15/01/2020
A+ Aa A-

Të mërkurën, presidenti iranian Hassan Rouhani hodhi poshtë një propozim të ri për një "marrëveshje Trump", që synon zgjidhjen e një aktivitetit bërthamor, duke thënë se kjo ishte një ofertë "e çuditshme" dhe kritikoi Presidentin e SHBA Donald Trump, se gjithmonë thyen premtimet.

Kryeministri britanik Boris Johnson, i cili e ka vlerësuar Trump si një ‘marrëveshje bërës’ të shkëlqyeshëm, bëri thirrje të martën që presidenti të zëvendësojë marrëveshjen bërthamore të Iranit në 2015 me fuqit e mëdha, me paktin e tij të ri për të siguruar që Teherani të mos ketë një armë bërthamore, raporton Reuters.

Trump tha se ishte dakord me Johnson që një "marrëveshje Trump" duhet të zëvendësojë marrëveshjen bërthamore me Iranin.

Në një fjalim televiziv, Rouhani i tha Uashingtonit që të kthehej në paktin bërthamor, të cilin Uashington e braktisi në vitin 2018, nën të cilin Teherani frenoi punën e tij bërthamore, në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare mbi Iranin.

Që prej heqjes dorë nga marrëveshja, Uashingtoni ka vendosur sanksione mbi eksportet e naftës në Iran, si pjesë e një politike "presioni maksimal".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco