Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Himarës për drejtuesin e ri

FOTO/ Pamje të shkreta nga Filipinet, vullkani Taal ‘varros në hi’ komplet ishullin

FOTO/ Pamje të shkreta nga Filipinet, vullkani Taal ‘varros në hi’ komplet ishullin

17:08, 15/01/2020
A+ Aa A-

Fotografitë nga shpërthimi i Vullkanit Taal në Filipine, tregojnë një peizazh të shkretë të shtëpive të shkatërruara dhe pemëve të mbuluara nga një shtresë e trashë hiri.

Trupat gjysmë të varrosur të kuajve dhe lopëve që nuk mund të shpëtonin nga ishulli, gjendeshin të shtrirë në llum të zi ose lundronin në liqenin përreth, raporton CNN.

Duke injoruar paralajmërimet e qeverisë për tu evakuuar, një numër i banorëve, janë rikthyer për të shpëtuar kafshët e tyre.

Fotografitë tregojnë derrat, kuajt, lopët dhe zogjtë të ‘veshura’ me hi të trashë.

Instituti i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë (PHIVOLCS) në Filipine, tha të mërkurën në mëngjes se vullkani mbetet në nivelin e gatishmërisë katër nga pesë e mundshme, që do të thotë një "shpërthimi është i mundur brenda disa orësh ose ditësh." 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco