Lufta mes karteleve/ I vret rivalit motrën në altar në ditën e dasmës

Lufta mes karteleve/ I vret rivalit motrën në altar në ditën e dasmës

10:47, 15/01/2020
A+ Aa A-

Beteja mes dy karteleve të drogës në Meksikë u përshkallëzua fundjavën e shkuar kur persona të armatosur u futën në një kishë dhe vranë motrën e liderit të kartelit rival teksa ishte në altar në ditën e dasmës.

Karem Lizbeth Yepez Ortiz ishte në altar përpara dhëndrit të ardhshëm, kur kriminelët e kartelit El Calamardo u futën dhe e qëlluan me breshëri.

Ajo ishte motra e Jose Antonio Yepez Ortiz, i njohur si ‘El Marro’. Ai drejton kartelin famëkeq Santa Rosa de Lima.

Disa burime thanë se El Marro ishte në kishë, por arriti të largohej pa plagë.

Vrasjen e urdhëroi 'El Mencho' Oseguera Cervantes, lider i kartelit El Calamardo dhe ish-aleat i El Chapo.

Burimet thanë po ashtu se personat që kryen sulmin në kishë mbanin veshur jelekë antiplumb. Dasmorët e kthyen zjarrin dhe mes tyre nisi një përplasje e armatosur brenda në kishë dhe jashtë saj.

Si pasojë e përplasjes me armë u vra një 18-vjeçar i pafajshëm, që po kalonte në rrugë me motoçikletë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco