VIDEO/ S'ka vend për dyshime! 2 raketa iraniane godasin avionin ukrainas

VIDEO/ S'ka vend për dyshime! 2 raketa iraniane godasin avionin ukrainas

21:57, 14/01/2020
A+ Aa A-

Pamjet e reja kanë zbuluar momentin kur dy raketa iraniane qëlluan një avion pasagjerësh ukrainas, duke vrarë 176 peronat në bord, menjëherë pasi u ngrit nga Teherani.

Pamjet tregojnë shfaqjen e parë të raketave në horizont të mërkurën e kaluar dhe dallohet shpërthimi i parë, ku një sekondë më pas, duket një tjetër shpërthim i zjarrtë, raporton Dailymail.

Boeing 737 dallohet duke zbritur si një top flake, që bëhet më i madh ndërsa bie drejt tokës.

Të martën mbrëma, Komandanti Amir Ali Hajizadeh, përgjegjës për sulmin me raketa, zhvilloi takime të stisura, me familjen e rrënuar të një prej viktimave të sulmit.

Ai kishte marrë më parë përgjegjësi dhe tha: 'Kur mësova se çfarë kishte ndodhur, doja të vdisja. Thashë, më mirë do të vdisja sesa të isha dëshmitar i një incidenti të tillë. ' 

     

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco