Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

SHBA dëbon 21 kadetë ushtarakë sauditë, pas aktit terrorist Sulmi ndodhi në dhjetor në Naval Air Station Pensacola, Florida

SHBA dëbon 21 kadetë ushtarakë sauditë, pas aktit terrorist

07:54, 14/01/2020
A+ Aa A-

21 anëtarë të ushtrisë saudite janë dëbuar nga SHBA-ja pasi një kadet shkrehu një batare në një bazë ajrore muajin e kaluar. Ushtarakët nuk u akuzuan se e ndihmuan 21-vjeçarin, lejtnant i Forcave Ajrore Saudite.

Por Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, William Barr, tha se kadetëve iu gjetën materiale xhihadiste dhe imazhe të pahijshme të fëmijëve në sendet e tyre personale.

Tre marinarë u vranë dhe tetë u plagosën në sulmin që ndodhi në dhjetor. Stërvitja për ushtarakët sauditë u pezullua në SHBA pas sulmit.

Z. Barr tha në një konferencë për shtyp të hënën se të shtënat në Stacionin Ajror Detar në Pensacola kishin qenë “një akt terrorizmi”.

Ai tha se kishte kërkuar nga Apple të zhbllokonte dy celularët iPhone që i përkisnin vrasësit, i cili u vra nga policia gjatë sulmit.

I armatosuri e qëlloi me plumb celularin, me qëllimin për ta shkatërruar, tha z. Barr, por hetuesit e FBI qenë në gjendje ta riparonin atë pajisje./SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco