FOTO/ Aksident i rëndë në Itali, 6 të vdekur e 11 të plagosur

FOTO/ Aksident i rëndë në Itali, 6 të vdekur e 11 të plagosur

09:54, 05/01/2020
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bolzano, Itali.

Një makinë ka përplasur një grup turistësh gjermanë, duke u marrë jetën 6 prej tyre, ndërsa 11 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

 Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Valle Aurina, në Bolzano rreth orës 01:15 minuta të mëngjesit të sotëm.

Në pranga ka rënë shoferi i makinës, një 28-vjeçar.

Sipas medieve italiane, disa prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë. Përplasja ka qenë shumë e fuqishme, duke i hedhur njerëzit disa metra në ajër.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa ende nuk dihen arsyet e ngjarjes së rëndë, nëse është ndonjë akte terrorist apo një aksident.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco