Shtëpi të rrafshuara/ Filipinet goditen nga tajfuni, 13 të vdekur

Shtëpi të rrafshuara/ Filipinet goditen nga tajfuni, 13 të vdekur

10:10, 26/12/2019
A+ Aa A-

Tajfuni “Phanfone” ka goditur pjesën qendrore të Filipineve në ditën e Krishtlindjeve, duke sjellë mot të vështirë për miliona njerëz gjatë sezonit të festave.

“Shtëpitë janë rrafshuar, linjat elektrike u rrëzuan, dhe mijëra njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre pasi tajfuni ka goditur Filipinet gjatë Krishtlindjeve”, raporton “Reuters”.

Ndërkohë agjencia e katastrofës ka njoftuar se të paktën 13 persona kanë humbur jetën nga tajfuni Typhoon Phanfone që goditi vendin.

Më shumë se 58,000 njerëz u evakuuan para stuhisë ndërsa 15,000 të tjerë mbetën në porte detare për shkak të mbylljes së tyre.

Provincat më të goditura ishin ato qendrore të Capiz, Iloilo dhe Leyte ku për pasojë një djalë 13-vjeçar, ka humbur jetën njoftoi angjensia e katastrofës.

Filipinet janë shteti kryesor që përballet me stuhitë që vijnë nga Oqeani Paqësor dhe zakonisht goditet nga 20 stuhi në vit. Sipas një studimi, këto stuhi e dëmtojnë prodhimin ekonomik të vendit për 3 për qind, shkruan “Reuters”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco