VIDEO/ Princ Philip lë spitalin dhe fluturon për në shtëpi! Bashkohet me familjen për Krishtlindje

VIDEO/ Princ Philip lë spitalin dhe fluturon për në shtëpi! Bashkohet me familjen për Krishtlindje

18:04, 24/12/2019
A+ Aa A-

Duka i Edinburgh mbërriti në Sandringham, pasi u la i lirë nga spitali, për të kaluar ditën e Krishtëlindjes me familjen e tij.

Vizitorët dhe dashamirësit brohorisnin dhe duartrokitën, ndërsa 98-vjeçari fluturoi me helikopter drejtë shtëpisë këtë mëngjes, ku do të bashkohet me gruan e tij, fëmijët dhe nipërit e mbesat, raporton Dailymail.

I veshur me një kostum dhe kravatë, Princi Philip u largua nga spitali i mbretit Edward VII në Londrën qendrore, në orën 8.49 dhe më pas fluturoi me helikopter në Norfolk, duke mbërritur në orën 9.40 të mëngjesit.

Duka falënderoi stafin mjekësor dhe shtrëngoi dorën e infermierit të tij ndërsa doli nga spitali ku kishte kaluar katër net, para se të hynte në makinën e tij pa ndihmë.

Rikthimi i Philip në Sandringham ka shtuar rëndësinë për familjen e tij sepse ndërsa shumica e njerëzve i hapin dhuratat e tyre në Ditën e Krishtëlindjes, familja mbretërore vazhdon të vazhdojë praktikën gjermane, të mos hapë dhuratat e tyre në prag të Krishtlindjes.

Fluturimi i Philip për në tokën e Sandringham ishte në kontrast me fluturimin që e dërgoi atë në spital, i cili ishte i shpejtë dhe në fshehtësi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco