Me pushime ndërkohë që vendi është në gjendje të jashtëzakonshme, kryeministri australian kërkon falje

Me pushime ndërkohë që vendi është në gjendje të jashtëzakonshme, kryeministri australian kërkon falje

12:41, 20/12/2019
A+ Aa A-

Në një kohë kur situata e zjarreve në Australi është përkeqësuar, presidenti Scott Morrison ka kërkuar falje për pushimet e bëra, teksa në vend është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Morrison deklaroi se do të kthehet më shpejt seç e kishte parashikuar, për shkak se mungesa e tij ka shkaktuar kritika dhe protesta të shumta në vend. Ai shprehu keqardhje në rast se dikush është ndjerë i ofenduar për faktin se kish’ shkuar për pushime me familjen.

Si pasojë e zjarreve që nga muaji shtator, në Australi kanë vdekur tetë persona dhe janë shkatërruar më shumë se 700 shtëpi. Temperaturat në disa shtete të Australisë kanë arritur mbi 45 gradë Celsius gjatë kësaj jave.

Të premten, në Viktoria është regjistruar temperatura më e lartë gjatë muajit dhjetor, ku në qytezën Hopetoun nxehtësia është regjistruar 47.4 gradë Celsius.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco