Pamjet e frikshme, tërmeti 6.8 ballë godet Filipinet

Pamjet e frikshme, tërmeti 6.8 ballë godet Filipinet

09:34, 15/12/2019
A+ Aa A-

Një tërmet i fuqishëm ka goditur orët e fundit Filipinet.

Lëkundjet sizmike me magnitudë 6.8 ranë në ishullin e Mindanao-s, mëngjesin e kësaj të diele, rreth orës 2:12. Epiqendra ishte rreth 60 km në jug-perëndim të qytetit të Davao-s.

Tërmeti i fuqishëm ndodhi në një thellësi prej 28.2 km, sipas USGS.

Raportohet se nuk pati asnjë kërcënim për tsunami nga tërmeti në fjalë, që fillimisht u tha se ishte me magnitudë 6.9.

Videot e marra gjatë tërmetit u shpërndanë me shpejtësi në mediat sociale, megjithëse Reuters raportoi se nuk kishte raporte fillestare për dëme, dhe aq më pak pasoja në njerëz.

 


 

 

 


 

 

 


 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco