Grabitje me armë përpara hotelit me 5 yje, vdes babai, plagoset djali

Grabitje me armë përpara hotelit me 5 yje, vdes babai, plagoset djali

09:03, 15/12/2019
A+ Aa A-

Një baba është vrarë dhe djali i tij u plagos pasi u qëlluan gjatë një grabitje përpara një hoteli me 5 yje në Buenos Aires.

Viktima dhe i plagosur, të moshës 50 dhe 28 vjeç, u dërguan në spital pas sulmit.

Babai  u qëllua në gjoks dhe vdiq, ndërsa djali i tij u qëllua në kofshë.

Pamjet e sigurisë tregojnë dy burrat që djalin nga një furgon i bardhë përpara Faena Art Hotel, një zonë e njohur për turistët e shumtë.

Rreth orës lokale 11:00 të shtunën atyre ju afruan të paktën dy burra me motoçikletë, të shoqëruar edhe nga një automjet tjetër.

Dy shtetasit britanikë rezistuan ndaj përpjekjes së hajdutëve për të vjedhur bagazhet.

Por u përballën me plumbat e tyre. Të dyshuarit u larguan nga vendi i ngjarjes dhe policia ende është në kërkim të tyre.

Nuk dihet nëse burrat ishin viktima të rastit apo ishin ndjekur nga hajdutët që në aeroport.

Sipas mediave, nëna dhe gruaja e viktimës, si dhe bashkëshortja e djalit dhe vëllai i tij, ishin me ta.

Sulmet nga grabitësit me motoçikleta, të njohur si motochorros, nuk janë të rralla në Buenos Aires.

Qyteti është përgjithësisht i sigurt, por të huajt e tjerë kanë qenë në shënjestër në të kaluarën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco