Zhytësit e Zelandës së Re kërkojnë në ujërat e kontaminuara, viktimat e vullkanit Operacioni në ishull

Zhytësit e Zelandës së Re kërkojnë në ujërat e kontaminuara, viktimat e vullkanit

07:58, 14/12/2019

Wellington – Zhytësit në Zelandën e Re kontrolluan ujërat e kontaminuara pranë vullkanit në ishullin White të shtunën me qëllimin për të nxjerrë dy trupat që mbetën aty, pas shpërthimit vullkanik që ndodhi të hënën, njofton Reuters.

Ekipi i zhytësve kreu kontrollin gjatë një operacioni kërkim-shpëtimi rreth e rrotull ishullit White, që njihet edhe me emrin e vendasve maori si Whakatari,

Ujërat u ndotën nga shpërthimi masiv i shkëmbinjve, llavës dhe kimikateve të hënën, duke vështirësuar pamjen. Numri i të vdekurve ka arritur në 14, por mund të rritet pasi në spital ka ende persona në kujdes intensiv për shkak të djegieve të rënda.

“Zhytësit kanë njoftuar se kanë parë një numër të madh peshqish dhe ngjalash të ngordhuraqë pluskojnë në ujë,” tha Policia në një deklaratë. Sa herë që zhytësit dalin në sipërfaqe, ata dekontaminohen me ujë të pastër.”/SYRI.NET

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco