Arrihet marrëveshja tregtare SHBA- Kinë/ Trump: Një marrëveshje e mahnitshme për të gjithë!

Arrihet marrëveshja tregtare SHBA- Kinë/ Trump: Një marrëveshje e mahnitshme për të gjithë!

19:12, 13/12/2019

Presidenti Donald Trump thotë se ai është pajtuar për “ Fazën e parë’ të marrëveshjes tregtare me Kinën, që përfshin "shumë ndryshime strukturore dhe blerje masive të prodhimit Bujqësor, Energjisë, plus shumë më tepër".

 Kjo marrëveshje quhet një armëpushim, në një luftë që ka rrënuar tregjet financiare dhe ekonomitë amerikane dhe kineze, raporton CNN.

Në Twitter, Trump tha se disa tarifa për mallrat kineze do të mbeten në 25% dhe se tarifat e tjera do të ulen. Ai tha se një raund i ri tarifash të vendosura në fuqi ditën e diel, do të anullohen.

Sipas Trump, negociatat për raundin tjetër të tarifave do të fillonin menjëherë dhe jo pas zgjedhjeve të vitit 2020.

"Kjo është një marrëveshje e mahnitshme për të gjithë. Faleminderit!" Ka shkruar Trump.

Marrëveshja do të arrijë një përfitim për axhendën ekonomike të Trump. N

egociatorët amerikanë dhe kinezë kanë punuar me muaj për të arritur në çdo lloj marrëveshjeje për lehtësimin e një lufte tregtare, që ka rrënuar tregjet dhe duke shkaktuar pasiguri globale.

Blerjet e mëdha kineze të produkteve të fermave amerikane, mund të forcojnë Trumpin mes fermerëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco