Ndryshimet klimatike/ KE miraton marrëveshjen: Emetimi zero i gazrave serë, brenda 2050

Ndryshimet klimatike/ KE miraton marrëveshjen: Emetimi zero i gazrave serë, brenda 2050

18:10, 13/12/2019

Presidenti Çarls Mishel, ka njoftuar se Këshilli Europian miratoi përfundimet e nxjerra për ndryshimet klimatike.

Sipas tij, liderët e Bashkimit Europian, kanë gjetur një marrëveshje për objektivin e rëndësishëm të emetimeve zero Brenda viti 2050.

Anxhela Merkel u shpreh e kënaqur se nuk ka pasur përçarje, përveç Polonisë e cila ka nevojë dhe për pak kohë.

Varshava premtoi se do të bëhet pjesë e marrëveshjes në muajin qershor të vitit të ardhshëm.

Presidentja e Komisionit Europian, përgëzoi Mishel për këshillin e parë të suksesshëm, që në ditën e parë të tij.

Xhuzepe Konte, u shpreh se Europa duhet të jetë e aftë për të marrë lidershipin gjeopolitik në betejën për klimën.

Sipas tij, shembujt nuk mjaftojnë për të ndaluar ngrohjen globale, nëse ekonomitë e tjera në botë nuk do e ndjekin.

Këshilli Europian po përpiqet të tejkalojë ndasitë për këtë temë mes vendeve të lindjes, të cilat kërkojnë garanci financiare, para se të zotohen për të pranuar objektivin e neutralitetit klimatik në 2050-ën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco