Zjarri përfshin aeroplanmbajtësen e vetme ruse

Zjarri përfshin aeroplanmbajtësen e vetme ruse

13:41, 13/12/2019
A+ Aa A-

Aeroplanmbajtësja e vetme ruse, “Admiral Kuznetsov” është përfshirë nga flakët mëngjesin e së enjten duke lënë 11 persona të lënduar dhe mungesën në apel të kapitenit të saj.

Zjarri ra ndërsa në aeroplanmbajtëse po kryheshin disa riparime në portin e Musmanskut në Arktik dhe flakët u përhapën me shpejtësi. Ekipet e emergjencës punuan për orë të tëra përpara se flakët të viheshin nën kontroll.

Shërbimet e emergjencës raportojnë se 10 persona po marrin trajtim mjekësor, për shkak të plagëve të shkaktuara nga zjarri, ndërsa nuk dihet fati i kapitenit Viktor Izmailov.

Dëmet mendohen të jenë tepër të mëdha në aeroplanmbajtësen që është përfshirë dhe nga avari të tjera që nga viti 1985 që ajo ka dalë në det.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco