Boris Johnson ka nisur të festojë fitoren më të madhe të Konservatorëve në Britaninë e Madhe që nga koha e Margaret Thatcher.
Po kush është heroi i pazakontë i britanikëve?
Sipas Daily Mail, ai njihet për jetën e paqëndrueshme seksuale, i gatshëm për afera jashtëmartesore. Gazeta shkruan se ai dyshohet se ka lënë shtatzënë dy dashnoret e tij.
Jeta private e Johnson është një lëmsh i vërtetë: dy ish-gra, një këshilltare për teknologjinë që kërcen në tub, një fëmijë jashtëmartesor dhe një marrëdhënie me një grua 24 vite më të re.
Në vitin 2004 u bë i famshëm momenti kur gruaja e tij, Marina, e dëboi nga shtëpia përpara kamerave televizive për shkak të aferave seksuale.
Vetëm 12 ditë pasi kishte finalizuar divorcin me gruan e parë, Allegra Mostyn-Owen, ai u martua me gruan e dytë, avokaten Marina Wheeler në vitin 1993.
Por në vitin 2018 shpallën se do të divorcohen për shkak se Marina kishte mësuar se burri i saj ishte fiksuar me Carrie Symonds, 31 vjeç.
Kjo është hera e parë në historinë moderne që një kryeministër britanik divorcohet teksa është në detyrë.
Por pavarësisht se ka kaq shumë ‘skeletë në dollap’, kjo nuk i ka mbajtur votuesit larg tij, madje ata janë argëtuar në vend që të tmerroheshin.
Johnson po feston ngjitjen e tij nga një gazetar i ‘Daily Telegraph’ në majat e pushtetit si kryeministër, pasi kaloi ca kohë si kryebashkiak i Londrës.
Johnson u martua me Allegra Mostyn-Owen në vitin 1987, me të cilën ishte dashuruar në Universitetin e Oksfordit. Por ata u divorcuan në vitin 1993, kur ajo zbuloi se ai e tradhtonte me Marinan.
Në vitin 2004 u bë publike se ai kishte katër vite në një aferë me gazetaren Petronella Wyatt. Ajo tha më vonë se kishte abortuar një fëmijë.
Johnson u pushua nga detyra si ministër në hije për artin dhe Konservatorët thanë se kjo ishte çështje morali personal.
Në vitin 2006 u raportua se kishte një aferë me gazetaren Anna Fazackerley. E shoqja e nxori nga shtëpia, por më vonë u pajtuan.
Në vitin 2009, Boris u bë babai i një fëmije jashtëmartesor me konsulenten e artit, Helen Macintyre.
Sërish, e shoqja e nxori nga shtëpia, por ata u kthyen bashkë.
Deri në shtator të vitit 2018, ai qëndroi me gruan e katër fëmijëve të tij, Lara, Milo Arthur, Cassia Peaches dhe Theodore Apollo.
Kur u publikua afera me zonjushën Symonds, Marina më në fund kërkoi divorc.
Gjatë kohës si kryeministër, mediat kanë publikuar edhe detaje se si ai i kishte kapur kofshën gazetares Charlotte Edwards, dhe se si kishte një marrëdhënie të dyshimtë me amerikanen Jennifer Arcuri, një ish-kërcimtare tubi, që tani shërbente si këshilltare për teknologjinë.
Në qershor, fqinjët raportuan për një sherr mes kryeministrit dhe të dashurës së tij, zonjushës Symonds. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes. Fqinjët thanë se dëgjuan zhurmë, kurse në raportin e policisë thuhet se ai i bërtiti asaj: Zhduku nga laptopi im i q...
Por të enjten, britanikët treguan se këto gjëra nuk i shqetësojnë aspak dhe i dhanë një fitore kaq të qartë, sa asnjë sondazh nuk e kishte parashikuar.
© SYRI.net
Ai femrat i ndjen, i shijon, i kënaq, i dëfren. Jo si ky i joni që i dhunon, i thyen nofullat, krahët... sepse nuk i kënaq dot, ska c'bën, është SSPP. (Serve solo per pisciare).
Interesante do të ishte një analizë e fitores spektakolare të Partisë Konservatore dhe liderit Boris Johnson, dhe jo jeta personale e tij. Ne ju ndjekim për ditë për analiza dhe lajme politike dhe jo për dashuriçkat e politikanëve, në fund të fundit anglezët nuk e kanë problem dhe e votojnë Borisin.