Lajmi i fundit

Dosja ‘Xibraka’/ Gjykata: Olsi Rama (personi i paidentifikuar) solli trafikantët kolumbianë

SHBA 'i internoi' në Guatemalë, azilkërkuesit kërkojnë të kthehen në vendet e tyre

SHBA 'i internoi' në Guatemalë, azilkërkuesit kërkojnë të kthehen në vendet e tyre

09:00, 13/12/2019
A+ Aa A-

Azilkërkuesit që SHBA vendosi t’i strehojë në Guatemalë, sipas programit të ri të administratës Trump, kanë preferuar më shumti të kthehen në atdheun e tyre sesa të qëndrojnë një vend tjetër të Amerikës Qendrore, tha Ministri i Brendshëm i Guatemalës të enjten, sipas Reuters.

Përpjekjet e reja filluan pasi administrata e Presidentit amerikan Donald Trump ndërmjetësoi një marrëveshje me qeverinë e Guatemalës në korrik. Marrëveshja do të lejonte zyrtarët amerikanë të emigracionit detyronin emigrantët që kërkonin azil në kufirin Meksikë-SHBA, të aplikonin për azil në fillim në Guatemalë.

Programimi fillimisht do të zbatohet nga një rajon i Patrullës Kufitare Amerikanë në El Paso, Teksak. Faza e parë përfshin të rriturit nga Hondurasi dhe El Salvadori.

Ministri i Brendshëm Enrique Degenhart tha se në total 24 persona ishin dërguar në Guatemalë prej këtij programi./ar/sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco